Skip to content
Church.wiki
Luke

Luke 22

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.Select Luke 22:1

2Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.Select Luke 22:2

3Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.Select Luke 22:3

4Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.Select Luke 22:4

5Ata u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.Select Luke 22:5

6Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t'ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.Select Luke 22:6

7Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.Select Luke 22:7

8Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ''Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë''.Select Luke 22:8

9Dhe ata e thanë: ''Ku dëshiron ta përgatisim?''.Select Luke 22:9

10Atëherë ai tha atyre: ''Ja, kur të hyni në qytet, do t'ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.Select Luke 22:10

11I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".Select Luke 22:11

12Atëherë ai do t'ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet''.Select Luke 22:12

13Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.Select Luke 22:13

14Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.Select Luke 22:14

15Atëherë ai u tha atyre: ''Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,Select Luke 22:15

16sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë''.Select Luke 22:16

17Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: ''Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,Select Luke 22:17

18sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë''.Select Luke 22:18

19Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ''Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.Select Luke 22:19

20Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.Select Luke 22:20

21Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.Select Luke 22:21

22Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!''.Select Luke 22:22

23Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.Select Luke 22:23

24Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.Select Luke 22:24

25Por Jezusi u tha atyre: ''Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.Select Luke 22:25

26Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.Select Luke 22:26

27Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s'është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.Select Luke 22:27

28Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.Select Luke 22:28

29Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,Select Luke 22:29

30që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.Select Luke 22:30

31Edhe Zoti tha: ''Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t'ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.Select Luke 22:31

32Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu''.Select Luke 22:32

33Por ai tha: ''Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje''.Select Luke 22:33

34Por Jezusi tha: ''Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh''.Select Luke 22:34

35Pastaj u tha atyre: ''Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?''. Dhe ata thanë: ''Asgjë''.Select Luke 22:35

36U tha, pra, atyre: ''Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.Select Luke 22:36

37Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre''.Select Luke 22:37

38Atëherë ata thanë: ''Zot, ja këtu dy shpata''. Por ai u tha atyre ''Mjaft!''.Select Luke 22:38

39Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.Select Luke 22:39

40Kur arriti në vend, u tha atyre: ''Lutuni që të mos hyni në tundim''.Select Luke 22:40

41Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,Select Luke 22:41

42duke thënë: ''O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti''.Select Luke 22:42

43Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t'i dhënë forcë.Select Luke 22:43

44Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.Select Luke 22:44

45Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,Select Luke 22:45

46dhe u tha atyre: ''Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim''.Select Luke 22:46

47Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.Select Luke 22:47

48Dhe Jezusi i tha: ''Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?''.Select Luke 22:48

49Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ''Zot, a t'u biem me shpatë?''.Select Luke 22:49

50Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.Select Luke 22:50

51Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''Lëreni, mjaft kështu''. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.Select Luke 22:51

52Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: ''Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?Select Luke 22:52

53Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës''.Select Luke 22:53

54Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.Select Luke 22:54

55Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.Select Luke 22:55

56Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: ''Edhe ky ishte me të''.Select Luke 22:56

57Por ai e mohoi duke thënë: ''O grua, nuk e njoh''.Select Luke 22:57

58Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: ''Edhe ti je nga ata''. Por Pjetri tha: ''O njeri, nuk jam''.Select Luke 22:58

59Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: ''Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas''.Select Luke 22:59

60Por Pjetri tha: ''O njeri, s'di ç'po thua''. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.Select Luke 22:60

61Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ''Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.Select Luke 22:61

62Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.Select Luke 22:62

63Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.Select Luke 22:63

64Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".Select Luke 22:64

65Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.Select Luke 22:65

66Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:Select Luke 22:66

67''Në se ti je Krishti, na e thuaj''. Por ai u tha atyre: ''Edhe sikur t'jua thoja, nuk do ta besonit.Select Luke 22:67

68Edhe sikur t'ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.Select Luke 22:68

69Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë''.Select Luke 22:69

70Atëherë të gjithë thanë: ''Je ti, pra, Biri i Perëndisë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Ju thoni se unë jam''.Select Luke 22:70

71Atëherë ata thanë: ''Ç'nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij''.Select Luke 22:71

Next: Luke 23Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Luke

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.