Luke 24
Albanian Bible
Translation: ALB
1Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.Select Luke 24:1
2Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.Select Luke 24:2
3Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.Select Luke 24:3
4Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.Select Luke 24:4
5Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: ''Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?Select Luke 24:5
6Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,Select Luke 24:6
7duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë''.Select Luke 24:7
8Dhe ato kujtonin fjalët e tij.Select Luke 24:8
9kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.Select Luke 24:9
10Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.Select Luke 24:10
11Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.Select Luke 24:11
12Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.Select Luke 24:12
13Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.Select Luke 24:13
14Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.Select Luke 24:14
15Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.Select Luke 24:15
16Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.Select Luke 24:16
17Dhe ai u tha atyre: ''Ç'janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?''.Select Luke 24:17
18Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: ''Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?''.Select Luke 24:18
19Dhe ai u tha atyre: ''Cilat?''. Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.Select Luke 24:19
20Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.Select Luke 24:20
21Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.Select Luke 24:21
22Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,Select Luke 24:22
23dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.Select Luke 24:23
24Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë''.Select Luke 24:24
25Atëherë ai u tha atyre: ''O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!Select Luke 24:25
26Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?''.Select Luke 24:26
27Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.Select Luke 24:27
28Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.Select Luke 24:28
29Por ata e detyruan duke thënë: ''Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron''. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.Select Luke 24:29
30Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.Select Luke 24:30
31Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.Select Luke 24:31
32Dhe ata i thanë njeri tjetrit: ''Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?''.Select Luke 24:32
33Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.Select Luke 24:33
34Ata thoshnin: ''Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit''.Select Luke 24:34
35Ata atëherë treguan ç'u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.Select Luke 24:35
36Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''.Select Luke 24:36
37Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.Select Luke 24:37
38Atëherë ai u tha atyre: ''Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?Select Luke 24:38
39Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.Select Luke 24:39
40Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.Select Luke 24:40
41Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ''A keni këtu diçka për të ngrënë?''.Select Luke 24:41
42Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.Select Luke 24:42
43Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.Select Luke 24:43
44Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''.Select Luke 24:44
45Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,Select Luke 24:45
46dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,Select Luke 24:46
47dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.Select Luke 24:47
48Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.Select Luke 24:48
49Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart''.Select Luke 24:49
50Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.Select Luke 24:50
51Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.Select Luke 24:51
52Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.Select Luke 24:52
53Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!Select Luke 24:53
Albanian Bible (ALB) · Public Domain