Matthew 14
Albanian Bible
Translation: ALB
1Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,Select Matthew 14:1
2dhe u tha shërbëtorëve të vet: ''Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të''.Select Matthew 14:2
3Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.Select Matthew 14:3
4Sepse Gjoni i thoshte: ''Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!''.Select Matthew 14:4
5Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.Select Matthew 14:5
6Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu HeroditSelect Matthew 14:6
7aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.Select Matthew 14:7
8Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: ''Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit''.Select Matthew 14:8
9Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t'ia japin.Select Matthew 14:9
10Kështu dërgoi dikë për t'i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;Select Matthew 14:10
11dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s'ëmës.Select Matthew 14:11
12Pastaj erdhën dishepujt e tij, e morën trupin dhe e varrosën, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.Select Matthew 14:12
13Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.Select Matthew 14:13
14Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.Select Matthew 14:14
15Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime''.Select Matthew 14:15
16Por Jezusi u tha atyre: ''Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë''.Select Matthew 14:16
17Dhe ata i thanë: ''Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq''.Select Matthew 14:17
18Dhe ai u tha: ''M'i sillni këtu''.Select Matthew 14:18
19Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.Select Matthew 14:19
20Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; pastaj dishepujt mblodhën tepricat në dymbëdhjetë kosha plot.Select Matthew 14:20
21Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.Select Matthew 14:21
22Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t'i lëshojë turmat.Select Matthew 14:22
23Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t'u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.Select Matthew 14:23
24Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.Select Matthew 14:24
25Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.Select Matthew 14:25
26Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: ''Éshtë një fantazmë!''. Dhe filluan të bërtasin nga frika;Select Matthew 14:26
27por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: ''Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!''.Select Matthew 14:27
28Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: ''Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra''.Select Matthew 14:28
29Ai tha: ''Eja!''. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.Select Matthew 14:29
30Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ''O Zot, shpëtomë!''.Select Matthew 14:30
31Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ''O njeri besimpak, pse dyshove?''.Select Matthew 14:31
32Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi.Select Matthew 14:32
33Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: ''Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!''.Select Matthew 14:33
34Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenezaretit.Select Matthew 14:34
35Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët;Select Matthew 14:35
36dhe iu lutën që të mund t'i preknin të paktën cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht.Select Matthew 14:36
Albanian Bible (ALB) · Public Domain