Matthew 20
Albanian Bible
Translation: ALB
1''Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.Select Matthew 20:1
2Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.Select Matthew 20:2
3Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.Select Matthew 20:3
4Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t'ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.Select Matthew 20:4
5Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.Select Matthew 20:5
6Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".Select Matthew 20:6
7Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".Select Matthew 20:7
8Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".Select Matthew 20:8
9Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.Select Matthew 20:9
10Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.Select Matthew 20:10
11Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,Select Matthew 20:11
12duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës".Select Matthew 20:12
13Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?Select Matthew 20:13
14Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t'i jap këtij të fundit aq sa ty.Select Matthew 20:14
15A nuk më lejohet të bëj me timen ç'të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".Select Matthew 20:15
16Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.Select Matthew 20:16
17Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:Select Matthew 20:17
18''Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.Select Matthew 20:18
19Do t'ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet''.Select Matthew 20:19
20Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.Select Matthew 20:20
21Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''.Select Matthew 20:21
22Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''.Select Matthew 20:22
23Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''.Select Matthew 20:23
24Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.Select Matthew 20:24
25Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: ''Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,Select Matthew 20:25
26por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;Select Matthew 20:26
27dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.Select Matthew 20:27
28Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.Select Matthew 20:28
29Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.Select Matthew 20:29
30Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit''.Select Matthew 20:30
31Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!''.Select Matthew 20:31
32Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ''Çfarë doni të bëj për ju?''.Select Matthew 20:32
33Ata i thanë: ''Zot, të na hapen sytë!''.Select Matthew 20:33
34Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.Select Matthew 20:34
Albanian Bible (ALB) · Public Domain