Skip to content
Church.wiki
Matthew

Matthew 22

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Dhe Jezusi, nisi përsëri t'u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:Select Matthew 22:1

2''Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.Select Matthew 22:2

3Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.Select Matthew 22:3

4Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".Select Matthew 22:4

5Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.Select Matthew 22:5

6Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.Select Matthew 22:6

7Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.Select Matthew 22:7

8Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.Select Matthew 22:8

9Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."Select Matthew 22:9

10Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.Select Matthew 22:10

11Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;Select Matthew 22:11

12dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.Select Matthew 22:12

13Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".Select Matthew 22:13

14Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.Select Matthew 22:14

15Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.Select Matthew 22:15

16Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t'i thënë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.Select Matthew 22:16

17Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo?''.Select Matthew 22:17

18Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: ''Pse më tundoni, o hipokritë?Select Matthew 22:18

19Më tregoni monedhën e taksës''. Atëherë ata i treguan një denar.Select Matthew 22:19

20Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''.Select Matthew 22:20

21Ata i thanë: ''E Cezarit''. Atëherë ai u tha atyre: ''Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë''.Select Matthew 22:21

22Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.Select Matthew 22:22

23Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetënSelect Matthew 22:23

24duke thënë: ''Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t'i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.Select Matthew 22:24

25Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.Select Matthew 22:25

26Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.Select Matthew 22:26

27Në fund vdiq edhe gruaja.Select Matthew 22:27

28Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja''.Select Matthew 22:28

29Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.Select Matthew 22:29

30Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.Select Matthew 22:30

31Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:Select Matthew 22:31

32"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.Select Matthew 22:32

33Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.Select Matthew 22:33

34Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.Select Matthew 22:34

35Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:Select Matthew 22:35

36''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.Select Matthew 22:36

37Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".Select Matthew 22:37

38Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.Select Matthew 22:38

39Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".Select Matthew 22:39

40Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.Select Matthew 22:40

41Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:Select Matthew 22:41

42''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë: ''I Davidit''.Select Matthew 22:42

43Ai u tha atyre: ''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:Select Matthew 22:43

44"Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?Select Matthew 22:44

45Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?''.Select Matthew 22:45

46Por asnjë nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.Select Matthew 22:46

Next: Matthew 23Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Matthew

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.