Skip to content
Church.wiki
Matthew

Matthew 5

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.Select Matthew 5:1

2Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:Select Matthew 5:2

3''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.Select Matthew 5:3

4Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.Select Matthew 5:4

5Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.Select Matthew 5:5

6Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.Select Matthew 5:6

7Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.Select Matthew 5:7

8Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.Select Matthew 5:8

9Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.Select Matthew 5:9

10Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.Select Matthew 5:10

11Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.Select Matthew 5:11

12Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush''.Select Matthew 5:12

13''Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t'u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.Select Matthew 5:13

14Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.Select Matthew 5:14

15Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t'u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.Select Matthew 5:15

16Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej''.Select Matthew 5:16

17''Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t'i shfuqizuar, po për t'i plotësuar.Select Matthew 5:17

18Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.Select Matthew 5:18

19Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t'ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.Select Matthew 5:19

20Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.Select Matthew 5:20

21Ju keni dëgjuar se u qe thënë të lashtëve: "Mos vrisni"; dhe: "Kushdo që vret do t'i nënshtrohet gjyqit";Select Matthew 5:21

22por unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t'i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t'i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t'i thotë: "Budalla", do t'i nënshtrohet zjarrit të Gehenës.Select Matthew 5:22

23Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje,Select Matthew 5:23

24lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde.Select Matthew 5:24

25Bëj një marrëveshje miqësore me kundërshtarin tënd, sa je në një rrugë me të, që kundërshtari yt të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari dhe ti të futesh në burg.Select Matthew 5:25

26Në të vërtetë të them se nuk do të da-lësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.Select Matthew 5:26

27Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën".Select Matthew 5:27

28Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.Select Matthew 5:28

29Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;Select Matthew 5:29

30dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.Select Matthew 5:30

31Qe thënë gjithashtu: "Kush e lë gruan e tij, le t'i japë letrën e ndarjes".Select Matthew 5:31

32Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.Select Matthew 5:32

33Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".Select Matthew 5:33

34Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,Select Matthew 5:34

35as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.Select Matthew 5:35

36Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;Select Matthew 5:36

37Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.Select Matthew 5:37

38Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb".Select Matthew 5:38

39Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,Select Matthew 5:39

40dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.Select Matthew 5:40

41Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të.Select Matthew 5:41

42Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t'i japësh atij që të kërkon hua.Select Matthew 5:42

43Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd".Select Matthew 5:43

44Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,Select Matthew 5:44

45për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.Select Matthew 5:45

46Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?Select Matthew 5:46

47Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?Select Matthew 5:47

48Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.Select Matthew 5:48

Next: Matthew 6Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Matthew

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.