Matthew 9
Albanian Bible
Translation: ALB
1Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.Select Matthew 9:1
2Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ''Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!''Select Matthew 9:2
3Atëherë disa skribë thanë me vete: ''Ky po blasfemon!''.Select Matthew 9:3
4Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ''Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?Select Matthew 9:4
5Në fakt, ç'është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?Select Matthew 9:5
6Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde''.Select Matthew 9:6
7Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.Select Matthew 9:7
8Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.Select Matthew 9:8
9Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ''Ndiqmë!''. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.Select Matthew 9:9
10Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.Select Matthew 9:10
11Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ''Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?''.Select Matthew 9:11
12Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.Select Matthew 9:12
13Tani shkoni dhe mësoni ç'do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët''.Select Matthew 9:13
14Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ''Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?''.Select Matthew 9:14
15Dhe Jezusi u tha atyre: ''A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t'ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.Select Matthew 9:15
16Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.Select Matthew 9:16
17Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy''.Select Matthew 9:17
18Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ''Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë''.Select Matthew 9:18
19Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.Select Matthew 9:19
20Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.Select Matthew 9:20
21Sepse thoshte me vete: ''Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem''.Select Matthew 9:21
22Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ''Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar''. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.Select Matthew 9:22
23Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,Select Matthew 9:23
24u tha atyre: ''Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle''. Dhe ata e përqeshnin.Select Matthew 9:24
25Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.Select Matthew 9:25
26Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.Select Matthew 9:26
27Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!''.Select Matthew 9:27
28Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ''A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?''. Ata iu përgjigjën: ''Po, o Zot''.Select Matthew 9:28
29Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''.Select Matthew 9:29
30Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''.Select Matthew 9:30
31Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.Select Matthew 9:31
32Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.Select Matthew 9:32
33Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ''Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael''.Select Matthew 9:33
34Por farisenjtë thonin: ''Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!''.Select Matthew 9:34
35Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.Select Matthew 9:35
36Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.Select Matthew 9:36
37Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ''E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.Select Matthew 9:37
38Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij''.Select Matthew 9:38
Albanian Bible (ALB) · Public Domain