Skip to content
Church.wiki
Nehemiah

Nehemiah 10

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,Select Nehemiah 10:1

2Serajahu, Azaria, Jeremia,Select Nehemiah 10:2

3Pashuhuri, Amariahu, Malkija,Select Nehemiah 10:3

4Hatushi, Shebaniahu, Maluku,Select Nehemiah 10:4

5Harimi, Meremothi, Obadiahu,Select Nehemiah 10:5

6Danieli, Ginethoni, Baruku,Select Nehemiah 10:6

7Meshulami, Abijahu, Mijamini,Select Nehemiah 10:7

8Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.Select Nehemiah 10:8

9Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,Select Nehemiah 10:9

10dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,Select Nehemiah 10:10

11Mika, Rehobi, Hashabiahu,Select Nehemiah 10:11

12Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,Select Nehemiah 10:12

13Hodijahu, Bani dhe Beninu.Select Nehemiah 10:13

14Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,Select Nehemiah 10:14

15Buni, Azgabi, Bebai,Select Nehemiah 10:15

16Adonijahu, Bigvai, Adini,Select Nehemiah 10:16

17Ateri, Ezekia, Azuri,Select Nehemiah 10:17

18Hodijahu, Hashumi, Betsai,Select Nehemiah 10:18

19Harifi, Anatothi, Nebai,Select Nehemiah 10:19

20Magpiashi, Meshulami, Heziri,Select Nehemiah 10:20

21Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,Select Nehemiah 10:21

22Pelatiahu, Hanani, Anajahu,Select Nehemiah 10:22

23Hoshea, Hananiahu, HasshubiSelect Nehemiah 10:23

24Halloheshi, Pilha, Shobeku,Select Nehemiah 10:24

25Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,Select Nehemiah 10:25

26Ahijahu, Hanani, AnaniSelect Nehemiah 10:26

27Maluku, Harimi dhe Baanahu.Select Nehemiah 10:27

28Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,Select Nehemiah 10:28

29u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,Select Nehemiah 10:29

30të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,Select Nehemiah 10:30

31të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.Select Nehemiah 10:31

32U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,Select Nehemiah 10:32

33për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.Select Nehemiah 10:33

34Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.Select Nehemiah 10:34

35U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,Select Nehemiah 10:35

36dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.Select Nehemiah 10:36

37Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.Select Nehemiah 10:37

38Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,Select Nehemiah 10:38

39sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.Select Nehemiah 10:39

Next: Nehemiah 11Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Nehemiah

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.