Skip to content
Church.wiki
Nehemiah

Nehemiah 12

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Këta janë priftërinjtë dhe Levitët që u kthyen me Zorobabelin, birin e Shealthielit, dhe me Jeshuan: Serajahu, Jeremia, Ezdra,Select Nehemiah 12:1

2Amariahu, Malluku, Hatushi,Select Nehemiah 12:2

3Shekaniahu, Rehumi, Meremothi,Select Nehemiah 12:3

4Ido, Ginethoi, Abijahu,Select Nehemiah 12:4

5Mijamini, Maadiahu, Bilgahu,Select Nehemiah 12:5

6Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu,Select Nehemiah 12:6

7Sallu, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe të vëllezërve të tyre në kohën e Jeshuas.Select Nehemiah 12:7

8Levitët përfaqësoheshin nga Jeshua, Binu, Kamieli, Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu, që ishte caktuar bashkë me vëllezërit e tij në këngën e falenderimit.Select Nehemiah 12:8

9Bakbukiahu dhe Uni, vëllezër të tyre, rrinin përballë tyre sipas funksioneve të tyre.Select Nehemiah 12:9

10Jeshuas i lindi Jojakimi; Jojakimit i lindi Eliashibi; Eliashibit i lindi Jojada,Select Nehemiah 12:10

11Jojadas i lindi Jonathani; Joathanit i lindi Jadua.Select Nehemiah 12:11

12Në kohën e Jojakimit, priftërinjtë të parët e shtëpive atërore ishin si vijon: nga shtëpia e Serajahut, Merajahu; nga ajo e Jeremias, Hananiahu;Select Nehemiah 12:12

13nga ajo e Ezdras, Meshulami; nga ajo e Amariahut, Jehohanani;Select Nehemiah 12:13

14nga ajo e Melikut, Jonathani; nga ajo e Shebaniahut, Jozefi;Select Nehemiah 12:14

15nga ajo e Harimit, Adna; nga ajo e Merajothit, Helkai;Select Nehemiah 12:15

16nga ajo e Idos, Zakaria; nga ajo e Ginethonit, Meshulami;Select Nehemiah 12:16

17nga ajo e Abijahut, Zikri; nga ajo e Miniaminit dhe e Moadiahut, Piltai;Select Nehemiah 12:17

18nga ajo e Bilgahut, Shamua; nga ajo e Shemajahut, Jonathani;Select Nehemiah 12:18

19nga ajo e Jojaribit, Matenai; nga ajo e Jedajahut, Uzi;Select Nehemiah 12:19

20nga ajo e Sallait, Kallai; nga ajo e Amokut, Eberi;Select Nehemiah 12:20

21nga ajo e Hilkiahut, Hashabiahu dhe nga ajo e Jedajahut, Nethaneeli.Select Nehemiah 12:21

22Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, Levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas.Select Nehemiah 12:22

23Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit.Select Nehemiah 12:23

24Krerët e Levitëve Hashabiahu, Sherabiahu dhe Jeshua, bir i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që rrinin përballë tyre, këndonin himne lëvdimi dhe falenderimi me grupe të alternuara, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë.Select Nehemiah 12:24

25Mataniahu, Bakbukiahu, Obadiahu, Meshulami, Talmoni dhe Akubi ishin derëtarë dhe ruanin magazinat e portave.Select Nehemiah 12:25

26Këta jetonin në kohën e Jojakimit, birit të Jeshuas, bir i Jotsadakut, dhe në kohën e Nehemias, qeveritarit, dhe të Ezdras, që ishte prift dhe shkrues.Select Nehemiah 12:26

27Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë Levitë nga tërë vendet e tyre, për t'i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavderime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste.Select Nehemiah 12:27

28Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e Netofathitëve,Select Nehemiah 12:28

29nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit.Select Nehemiah 12:29

30Priftërinjtë dhe Levitët u pastruan vetë dhe pastruan popullin, portat dhe muret.Select Nehemiah 12:30

31Pastaj unë bëra të hipnin mbi muret krerët e Judës dhe formova kështu dy kore të mëdha lëvdimi. I pari u nis në të djathtë, mbi muret, në drejtim të portës së Plehut;Select Nehemiah 12:31

32prapa tij ecnin Hoshajahu, gjysma e krerëve të Judës,Select Nehemiah 12:32

33Azaria, Ezdra, Meshulami,Select Nehemiah 12:33

34Juda, Beniamini, Shemajahu, Jeremia,Select Nehemiah 12:34

35dhe disa nga bijtë e priftërinjve me boritë e tyre: Zakaria, bir i Jonathanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,Select Nehemiah 12:35

36dhe vëllezërit e tij Shemajahu, Azareeli, Milalai; Gilalaji, Maai, Nethaneeli, Juda dhe Hanani, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Ezdra, shkruesi, ecte në krye të tyre.Select Nehemiah 12:36

37Kur arritën te porta e Burimit u ngjitën drejtpërdrejtë nëpër shkallët e qytetit të Davidit, ku muret lartohen mbi shtëpinë e Davidit, deri te porta e Ujërave, në lindje.Select Nehemiah 12:37

38Kori i dytë i lëvdimit mori drejtimin e kundërt; unë e ndiqja me gjysmën e popullit, mbi muret, mbi kullën e Furrave, deri te muri i Gjerë,Select Nehemiah 12:38

39pastaj mbi portën e Efraimit, mbi portën e Vjetër, mbi portën e Peshqve, mbi kullën e Hananeelit, mbi kullën e Meahut, deri te porta e Deleve; kori u ndal te porta e Burgut.Select Nehemiah 12:39

40Dy koret e lëvdimit u ndalën te shtëpia e Perëndisë; kështu bëra edhe unë me gjysmën e gjyqtarëve që ishin me mua,Select Nehemiah 12:40

41dhe priftërinjtë Eliakim, Maasejah, Minialin, Mikajah, Elioenai, Zakaria, Hananiahu me boritë,Select Nehemiah 12:41

42dhe Maasejahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Milkijahu, Elami dhe Ezetri. Këngëtarët kënduan me zë të lartë nën drejtimin e Jezrahiahut.Select Nehemiah 12:42

43Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.Select Nehemiah 12:43

44Në atë kohë disa njerëz u caktuan për dhomat që shërbenin si magazina për ofertat, për prodhimet e para dhe për të dhjetat, për të mbledhur aty nga arat e qyteteve pjesët e caktuara nga ligji përSelect Nehemiah 12:44

45Ata e kryenin shërbimin e Perëndisë të tyre dhe shërbimin e pastrimit, bashkë me këngëtarët dhe me derëtarët, sipas urdhrit të Davidit dhe të Salomonit, që ishte biri i tij.Select Nehemiah 12:45

46Në lashtësi, në kohën e Davidit dhe të Asafit, kishte në të vërtetë drejtues këngëtarësh dhe këngë lëvdimi dhe falenderimi drejtuar Perëndisë.Select Nehemiah 12:46

47Në kohën e Zerubabelit dhe të Nehemias, gjithë Izraeli u jepte çdo ditë racionet e caktuara këngëtarëve dhe derëtarëve; vinte gjithashtu mënjanë racionin për Levitët, dhe Levitët vinin mënjanë racionin e shenjtëruar për bijtë e Aaronit.Select Nehemiah 12:47

Next: Nehemiah 13Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Nehemiah

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.