Skip to content
Church.wiki
Nehemiah

Nehemiah 6

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Kur Sanballati, Tobiahu dhe Geshem Arabi dhe armiqtë tanë të tjerë mësuan që unë kisha rindërtuar muret dhe që nuk kishte mbetur asnjë e çarë në to (megjithëse atëherë nuk i kisha vënë akoma kanatet e portave),Select Nehemiah 6:1

2Sanballati dhe Geshemi më çuan për të thënë: "Eja dhe takohemi bashkë me një nga fshatrat e luginës së Onos". Por ata mendonin të ma punonin.Select Nehemiah 6:2

3Kështu unë u dërgova atyre lajmëtarë për t'u thënë: "Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?".Select Nehemiah 6:3

4Plot katër herë ata më çuan njerëz për të thënë të njëjtën gjë, dhe unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë.Select Nehemiah 6:4

5Atëherë Sanballati më dërgoi shërbëtorin e tij që të më thotë po atë gjë për të pestën herë me një letër të hapur në dorë,Select Nehemiah 6:5

6në të cilën ishte shkruar: "Éshtë përhapur fjala midis kombeve, dhe Gashmu e pohon këtë, që ti dhe Judejtë po kurdisni një rebelim; prandaj, sipas këtyre zërave, ti po rindërton muret, për t'u bërë mbreti i tyre,Select Nehemiah 6:6

7dhe ke caktuar madje profetë për të bërë shpalljen tënde në Jeruzalem, duke thënë: "Ka një mbret në Judë!". Tani, këto gjëra do t'i njoftohen mbretit. Prandaj eja dhe të këshillohemi bashkë".Select Nehemiah 6:7

8Por unë i çova për të thënë: "Punët nuk janë ashtu si thua ti, por ti i shpik në mendjen tënde".Select Nehemiah 6:8

9Tërë këta njerëz në fakt donin të na trembnin dhe thonin: "Duart e tyre do ta lënë punën që do të mbetet e papërfunduar". Prandaj tani, o Perëndi, forco duart e mia!Select Nehemiah 6:9

10Atëherë unë shkova në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, që ishte bir i Mehetabeelit, që ishte mbyllur aty brenda; ai më tha: "Takohemi bashkë në shtëpinë e Perëndisë, brenda tempullit, dheSelect Nehemiah 6:10

11Por unë u përgjigja: "A mundet një njeri si unë të marrë arratinë? A mundet një njeri si unë të hyjë në tempull për të shpëtuar jetën? Jo, unë nuk do të hyj".Select Nehemiah 6:11

12Kuptova pastaj që Perëndia nuk e kishte dërguar, por kishte shqiptuar atë profeci kundër meje, sepse Tobiahu dhe Sanbalati e kishin paguar.Select Nehemiah 6:12

13Ishte paguar pikërisht për këtë: për të më trembur dhe për të më shtyrë të veproj në atë mënyrë dhe të mëkatoj, dhe kështu të më dilte një nam i keq dhe të mbulohesha me turp.Select Nehemiah 6:13

14O Perëndia im, kujtoje Tobiahun dhe Sanbalatin, për këto vepra të tyre, si edhe profeteshën Noadiah dhe profetët e tjerë që kanë kërkuar të më trembin!Select Nehemiah 6:14

15Muret u përfunduan ditën e njëzetepestë të muajit Elul, brenda pesëdhjetë e dy ditëve.Select Nehemiah 6:15

16Kur tërë armiqtë tanë e mësuan këtë gjë dhe tërë kombet që na rrethonin e panë, e ndjenë veten shumë të dëshpëruar, sepse e kuptuan që kjo vepër ishte kryer me ndihmën e Perëndisë tonë.Select Nehemiah 6:16

17Në ato ditë edhe paria e Judës i dërgonte shpesh letra Tobiahut dhe merrte letra prej Tobiahut.Select Nehemiah 6:17

18Shumë në Judë ishin në fakt të lidhur me të me anë të betimit, sepse ai ishte dhëndër i Shekanijahut, birit të Arahut, dhe biri i tij Jehohanan ishte martuar me bijën e Meshulamit, birit të Berekiahut.Select Nehemiah 6:18

19Edhe në praninë time ata flisnin mirë për të dhe ia njoftonin fjalët e mia. Dhe Tobiahu dërgonte letra për të më trembur.Select Nehemiah 6:19

Next: Nehemiah 7Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Nehemiah

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.