Skip to content
Church.wiki
Philemon

Philemon 1

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Pali, i burgosuri i Jezu Krishtit, dhe vëlla Timoteu, Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,Select Philemon 1:1

2motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:Select Philemon 1:2

3hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.Select Philemon 1:3

4E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,Select Philemon 1:4

5sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,Select Philemon 1:5

6që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.Select Philemon 1:6

7Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.Select Philemon 1:7

8Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh,Select Philemon 1:8

9më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;Select Philemon 1:9

10të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia,Select Philemon 1:10

11i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,Select Philemon 1:11

12të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.Select Philemon 1:12

13Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;Select Philemon 1:13

14por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.Select Philemon 1:14

15Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,Select Philemon 1:15

16por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin.Select Philemon 1:16

17në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë!Select Philemon 1:17

18Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua.Select Philemon 1:18

19Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde!Select Philemon 1:19

20Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë!Select Philemon 1:20

21Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them.Select Philemon 1:21

22Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri.Select Philemon 1:22

23Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin,Select Philemon 1:23

24Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.Select Philemon 1:24

25Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.Select Philemon 1:25

Next: Hebrews 1Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Philemon

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.