Skip to content
Church.wiki
Song of Songs

Song of Songs 1

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Kantiku i kantikëve që është i Salomonit.Select Song of Songs 1:1

2Më puth me të puthurat e gojës së vet! Sepse dashuria jote është më e mirë se vera.Select Song of Songs 1:2

3Nga aroma e vajrave të tua të këndshme emri yt është një vaj i parfumuar i derdhur; prandaj të duan vajzat.Select Song of Songs 1:3

4Tërhiqmë te ti! Ne do të rendim pas teje! Mbreti më çoi në dhomat e tij. Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti; ne do ta kujtojmë dashurinë tënde më shumë se verën. Kanë të drejtë që të duan.Select Song of Songs 1:4

5Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.Select Song of Songs 1:5

6Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënes sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.Select Song of Songs 1:6

7Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime, ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë. Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?Select Song of Songs 1:7

8Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.Select Song of Songs 1:8

9Mikesha ime, ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.Select Song of Songs 1:9

10Faqet e tua janë të bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh.Select Song of Songs 1:10

11Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.Select Song of Songs 1:11

12Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.Select Song of Songs 1:12

13Kënaqësia ime është një qeskë e vogël mirre; ajo do të pushojë tërë natën midis gjive të mia.Select Song of Songs 1:13

14Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.Select Song of Songs 1:14

15Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytë e tu janë si ato të pëllumbeshave.Select Song of Songs 1:15

16Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.Select Song of Songs 1:16

17Trarët e shtëpive tona janë prej kedri dhe tavanet tona prej qiparisi.Select Song of Songs 1:17

Next: Song of Songs 2Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Song of Songs

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.