Skip to content
Church.wiki
Song of Songs

Song of Songs 7

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.Select Song of Songs 7:1

2Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.Select Song of Songs 7:2

3Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave.Select Song of Songs 7:3

4Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.Select Song of Songs 7:4

5Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.Select Song of Songs 7:5

6Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!Select Song of Songs 7:6

7Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile.Select Song of Songs 7:7

8Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,Select Song of Songs 7:8

9dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.Select Song of Songs 7:9

10Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.Select Song of Songs 7:10

11Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!Select Song of Songs 7:11

12Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.Select Song of Songs 7:12

13Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.Select Song of Songs 7:13

Next: Song of Songs 8Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Song of Songs

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.